Festat vijnë në familjen Kallaku, ëmbëlsinë ua shton Ajka!
E Premte 22 Nëntor 2019, 11:11
Dritare.net
Në familjen e aktorit të humorit, Bes Kallaku, festat mbërritën më herët!
Xhensila Myrtezaj ka qenë ajo që ka publikuar videon e bukur të familjes së saj, ndërsa dekoronin bredhin, përgatisnin ëmbëlsirat dhe loznin me vajzën e tyre, Ajkën.
"Zoti im, sa mirënjohës te jemi. Ne fund të ditës, gjithçka çfarë njeriu kalon, sukses apo dështim, paqen e vërtete dhe lumturinë e vërtetë e gjen tek familja. Ky është bekimi më i madh. Ajka më e shtrenjta jonë, do të jepnim botën nëse do mundeshim për ty", shkruan Xhensila./E.B-dritare.net