Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook një video të përgatitur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Ajo organizon festime, për njerëzit që kanë më shumë nevojë, siç janë fëmijët pa kujdes prindëror, të moshuarit e vetmuar, personat me aftësi të kufizuar dhe gratë e dhunuara. Rama iu ka drejtuar edhe një ftesë shqiptarëve, që të gjenden afër këtyre personave, sepse festat duan dashuri.
“Mirëmëngjes dhe me këtë ftesë për të qenë pranë njerëzve më në nevojë në këtë periudhë të veçantë të vitit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./L.P./Dritare.net