Fermeri korçar debat me ministrin e Bujqësisë: Mollët i kemi bërë uthull

Në një lidhje direkte me emisionin “Dritare me Rudinën”, dy fermerë të mollëve nga qyteti i Korçës thanë se ndihen të braktisur nga shteti. Njëri prej tyre tha se ka shkulur mbi 5 dynym tokë të mbjellë me kulturë molle, pasi nuk kishte treg për të shitur sasinë e grumbulluar.

E dëgjova me vëmendjen ministrin. Unë desha ta nisja me një fjalë: Qumështi u thartua dhe mollët do t’i bëjmë uthull. Unë jam një fermer që kam shkulur 5 dynym mollë sepse nuk i kam shitur. Shteti është inekzistent në çdo lloj aspektit.”,-tha njëri nga fermerët.

Ndërkohë, ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi tha se shteti nuk është përgjegjës për të blerë mollët, ndërsa theksoi se fermerët hasin në vështirësi sepse nuk kanë kapacitet frigoriferik për të ruajtur prodhimet e tyre.

LEXO DHE :  Lleshaj: Qëndrimi i Holandës për negociatat, politik

“Nuk ti blen shteti mollët. Thuaj se nuk ke kapacitet frigoriferik. Ju erdhët dhe më thatë na rrit çmimin e referencës së mollë nga importi.  Cilësia dhe kapacitet frigoriferik për të ruajtur mollën iu mungon.”,- shtoi ai.

Një fermer tjetër pohoi se prodhuesit e Korçës i shesin mollët dhe qershitë me çmime qesharake, ku të ardhurat nuk e justifikojnë dot koston e tyre.

“Çështja është vetëm me çmimin. Që nga 2017 për shkak të ngricës, fshatarët po lozin me jetën e fatit të tyre dhe po shpenzojnë të gjitha lekët që i kanë kursyer.  Qershitë dhe mollët po shiten me çmime qesharake.”,- tha fermeri./K.C/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.