Ferma gjigante e hashashit, pronari: Mbjell sepse nuk kam alternativë tjetër
E Diel 5 Mars 2017, 10:10
Dritare.net
Armët gjenden lehtësisht për shkak të luftës në Sirinë fqinje. “Meqënse Europa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës na ofrojnë terrorizëm, ne u shesim drogë. Ne nuk kemi mbjellë asnjëherë kaq shumë. Gjatë krizës siriane çdo njeri ishte i inkurajuar për të mbjellë drogë dhe për shkak të kësaj biznesi po lulëzon”, thotë Ali Shamas.
Ai e nisi këtë biznes 6 vjet më parë. Kur pyetet nëse do të duhej të ishte në burg, pasi ka një fermë gjigante hashashi dhe ka kryer vrasje, përgjigjet: “Jo, nuk mendoj se e meritoj të shkoj në burg. Nëse qeveria do të na jepte ndonjë alternativë tjetër, atëherë nuk do të mbillnim hashash”.