Favorizoi biznesmenin/ Ministria e Financave përgënjeshtron lidhjen me Begon

Pasi Partia Demokratike denoncoi se, ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka firmosur në 2016-n për privatizimin e ish-Serës, për favorizim të biznesmenit, Edmond Bego, ka reaguar edhe Ministria e Financave.

Përfaqësuesi tha se, Ministria e Financave është e gatshme të nxjerrë të gjitha dokumentet që provojnë se fituesi i vërtetë nuk është Bego, por trashëgimtarët Pinari. Ai shprehet se, Ahmetaj nuk ka firmos asnjë dokument, që favorizon Begon.

Ky është dokumenti i firmosur nga këshilltari  i Këshillit të Ministrave, i cili i ka hapur procedurë legalizimi në vitin 2007. Dëshiroj të ndalem në dy elementë që sqarojnë pozicionin  e Ministrisë së Financave në këtë objekt. Në asnjë rast ministria e financave nuk ka firmosur asnjë dokument me Edmond Begon. Në asnjë rast ministria e Financave nuk ka asnjë dokument që nxjerr fitues këtë person. Ministria ka favorizuar kalimin e serave në pronësi të trashëgimtarëve Hamdi Pinari. Pagesa është kryer nga trashëgimtarët Pinari. Media është e ftuar për më shumë detaje dhe verifikime pranë Ministrisë së Financave për të gjithë objektet.”,- shprehet përfaqësuesi i Ministrisë së Financave./K.C/Dritare.net

LEXO DHE :  Ermal Mamaqi zbulon sa para ka fituar nga filmi “Dy gisht mjaltë”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.