Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Fatmir Xhafaj: 60% e shqiptarëve kanë besim tek policia, politika të njohë rezultatet

Fatmir Xhafaj: 60% e shqiptarëve kanë besim tek policia, politika

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj u shpreh sot gjatë një aktiviteti në Policinë e Shtetit se, politika duhet të ketë kurajë që të njohë rezultatet e punës së policisë.

Xhafa prezantoi  raportin e institutit  “Hidra”, i realizuar në periudhën Prill-Maj 2018. Xhafaj tha se ky raport tregon se besimi i qytetareve te policia është rritur ndjeshëm në këtë periudhë.

“Rreth 66 përqind kanë besim te policia dhe e vlerësoni punën e saj”, tha ai.

“Politika duhet të ketë kurajë që të njohë rezultatet. Jam i keqardhur kur se bëjnë, por sulmojnë policinë. E bën edhe kur ka pasur aksione të përbashkëta me parterë ndërkombëtare. Jam i keqardhur kur policinë e quajnë ‘Forca e krimi’ apo ‘narkopolicia’. Këto akuza i shërbejnë i kriminelëve.”, tha ministri i Brendshëm. V.D/Dritare.net/