Na ndiqni edhe në

Kuzhinë

Farat magjike; zbuloni gjashtë mikeshat e shëndetit

Farat magjike; zbuloni gjashtë mikeshat e shëndetit
Farat mund të jenë të vogla në dukje, por shumë të mëdha përsa i përket vlerave që mbartin. Janë të pasura në proteina, fibra vegjetale dhe acide yndyrore esenciale. Ndihmojnë në rregullimin e nivelit të gjakut dhe kolesterolit në gjak. Le të zbulojmë së bashku gjashtë llojet më të shëndetshme të farave .

1.Farat e kërpit : Farat e kërpit përmbajnë rreth 30% proteina , 40% fibra dhe dhjetë aminoacide të rëndësishme për organizmin. Janë shumë të pasura me Omega3 dhe Omega6. Sipas studimeve të ndryshme, konsumi i farave të kërpit ndihmon në parandalimin e shumë patologjive kardiake, llojeve të ndryshme të kancerit, si dhe ndihmon në trajtimin e sindromës së Parkinsonit dhe Alzheimerit.

2.Farat e lulediellit : Ju ka ndodhur të blini një kaush me fara luledielli dhe t’i keni ngrënë gjatë rrugës? Nëse e keni bërë këtë, ju lumtë, i keni sjellë shumë dobi organizmit tuaj. Farat e lulediellit janë të pasura me acid folik, një ushqyes shumë i rëndësishëm gjatë shtatzënisë, selenium dhe vitaminë E.

3.Farat e susamit : Farat e susamit janë një burim shumë i mirë vegjetal me kalcium. 100 gramë fara susami përmbajnë 1000 miligramë kalcium. Gjithashtu janë të pasura me hekur, magnez, zink, fibra vegjetale dhe vitaminë B1. Ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut dhe mbrojnë mëlçinë nga dëmtimet e ndryshme. U këshillohen të gjitha femrave gjatë menopauzës që vuajnë nga artriti dhe osteoporoza.

4.Farat e kungullit : Farat e kungullit kanë një rol shumë të rëndësishëm në parandalimin e kancerit të prostatës. Janë shumë të pasura me antioksidantë si karetonoidet, acide yndyrore Omega 3 dhe zink. Ulin kolesterolin në gjak dhe forcojnë veprimin e organizmit kundër tumorit.

5.Farat Chia : Farat Chia janë shumë të pasura me kalcium, fibra vegjetale, antioksidantë, 34% acide yndyrore Omega3 dhe proteina. Ndihmojnë në uljen e nivelit të sheqerit në gjak dhe ulin mundësinë e prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare.

6.Farat e linit : Farat e linit përmbajnë Omega 3 dhe Omega 6, vitaminë B1, B2, hekur dhe zink. Ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq në gjak, hipertensionit dhe u paraprijnë shqetësimeve kardiake./living