Një ditë pas vdekjes së prezantueses së njohur italiane, Nadia Toffa, në llogarinë e saj të Instagramit u hodh një foto e saj duke buzëqeshur përkrah së ëmës, motrës, mbesave dhe nipit. Është pikërisht familja e saj që tregon luftën e prezantueses me kancerin, shkruan dritare.net
“E dashur Nadia e vogël, e madhe, vajzë e dashur, motër e dashur, tezja më e ëmbël, luftëtare e fuqishme në çdo sfidë, trimëreshë dhe në betejën e fundit, më e vështira. Nuk ka fjalë për të thënë boshllëkun që ke lënë te të gjithë ne.
Një dritë e ngrohtë, kristalore është shuar, por e gjithë dashuria që ke dhënë na mbetet, ajo që ke ndërtuar me kaq shumë përkushtim dhe vendosmëri mbetet për ne, për shumë njerëz. Engjëll, tani je e lirë dhe e qetë në dashurinë më të madhe, të ngrohtë nga përqafimi i të gjithëve.”,- shkruhet poshtë fotos./K.C/dritare.net