Falsifikuan pronat në bregdet, Gjykata shpall fajtorë ish-zyrtarët e Kavajës

Gjykata e Kavajës ka shpallur fajtorë ish-zyrtarët, pasi falsifikuan pronat në bregdet. Gjykata  ka vendosur të dënojë 9 zyrtarë të akuzuar nga prokuroria për abuzimet me pronat në plazhin e Spillesë. Pas disa seanca gjyqësore gjykata ka urdhëruar me 13.4 vite burgim të pandehurit, duke i ulur dënimin për secilin prej tyre në masën e 1/3.

“Gjykata e Kavajës ka vendosur të dënojë 9 zyrtarë të akuzuar nga prokuroria për abuzimet me pronat në plazhin e Spillesë. Pas disa seanca gjyqësore gjykata ka urdhëruar me 13.4 vite burgim të pandehurit, duke i ulur dënimin për secilin prej tyre në masën e 1/3. Gjatë dhënies së pretencës prokuroria kërkoi ndër të tjera dënimin me 4 vjet burg për ish-kryeregjistruesin e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZVRPP) Kavajë Seit Cikalleshin, 5 vjet për ish-zyrtarin e njësisë administrative Kryevidh Ilir Kaja, 3 vjet e 6 muaj për Andi Gjeçin ish-zyrtarë i ZVRPP Kavajë, nga 3 vjet për zyrtarët e ZVRPP Kavajë Asim Arkaxhiu dhe Dritan Kazazi, 3 vjet për ish-shefin e zyrës së Kadastrës Kavajë Nezir Leçini dhe po 3 vjet për ish-agronomin e komunës Kryevidh Agron Xhelezi. Gjithashtu prokuroria kërkoi 2 vjet e 6 muaj për juristin Aldo Kila dhe 1 vit burg për protokollisten e ZVRPP-së Kavajë Aida Gjoci.

Ndërsa në fund të gjykimit gjyqtari i çështjes Rexhep Bekteshi vendosi të dënojë Seid Cikalleshi me 2.8 vite burgim dhe 2 vjet heqje të drejte për funksione publike, Andi Gjeçi 2.4 vite burgim dhe 2 vjet heqje të drejte për funksione publike, Asim Arkaxhiu 2 vjet burgim dhe 2 vjet heqje të drejte për funksione publike, Aldo Kila 1.8 vite burgim dhe 2 vjet heqje të drejte për funksione publike, Ilir Kaja 3 vjet burgim dhe 2 vjet heqje të drejte për funksione publike, Agron Xhelezi 2 vjet burgim dhe 2 vjet heqje të drejte për funksione publike, Drita kazazi 2 vjet burgim dhe 2 vjet heqje të drejte për funksione publike dhe Aida Gjoci 8 muaj burgim. Në fund të vendimit gjykata urdhëroi që parcelat me numër 1,35,37,42 dhe 178 ndodhur në Spille të kalojnë pronësinë nga privati në pronësi shtet. Rasti i 9 te akuzuarve në Kavajë është vetëm një nga abuzimet masive me pronat duke shfrytëzuar ligjin 7501 zbuluar në vitet e fundi. Prokuroria ka ngritur çështje të ngjashme në Shkodër, Vlorë dhe Lezhë kzvu i akuzuar është edhe kryebashkiaku Fran Frrokaj.

Një çështje e ngjashme po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe ka të akuzuar ish-deputetin e Partisë Socialiste Arben Ndoka, vëllain e tij dhe një sërë zyrtarësh lokalë, që akuzohen edhe për krijim të grupit të strukturuar kriminal për këtë qëllim. Çështja në kavajë filloi në në nëntor të vitit 2017, kur prokuroria pas hetimeve 2 vjeçare kërkoi arrestimin e 11 personave, nga të cilët për 9 kërkohet gjykimi. Hetimet zbuluan një skemë tjetërsimi e cila kishte transferuar prona publike në bregdet përmes shit-blerjeve të dyshimta nga banorë të zonës, te të afërm dhe drejtues të pushtetit lokal përfshi ish-kryebashkiakun e Kavajës Elvis Roshi. Çështja u dërgua fillimisht për gjykim nga prokuroria në shkurt të vitit që shkoi, por në korrik në një seancë paraprake Gjykata e Kavajës e ktheu atë pas duke kërkuar hetime të mëtejshme. Çështja u kalua për gjykim vetëm në fillim të këtij viti.

Pretenca e Prokurorisë

Seit Cikalleshi 4 vjet burgim
Ilir Kaja 5 vjet burgim
Asim Arkaxhiu 3 vjet burgim
Andi Gjeçi 3 vjet e 6 muaj burgim
Dritan Kazazi 3 vjet burgim
Nezir Leçini 3 vjet burgim
Agron Xhelezi 3 vjet burgim
Aldo Kila 2 vjet e 6 muaj burgim
Aida Gjoci 1 vit burgim

Vendimi i Gjykatës

Seid Cikalleshi 2.8 vite burgim dhe 2 vjet heqje të drejte për funksione publike
Andi Gjeçi 2.4 vite burgim dhe 2 vjet heqje të drejte për funksione publike
Asim Arkaxhiu 2 vjet burgim dhe 2 vjet heqje të drejte për funksione publike
Aldo Kila 1.8 vite burgim dhe 2 vjet heqje të drejte për funksione publike
Ilir Kaja 3 vjet burgim dhe 2 vjet heqje të drejte për funksione publike.
Agron Xhelezi 2 vjet burgim dhe 2 vjet heqje të drejte për funksione publike
Drita kazazi 2 vjet burgim dhe 2 vjet heqje të drejte për funksione publike
Aida Gjoci 8 muaj burgim konvertuar në 120 orë punë të detyruar në ndërmarjen komunale të bashkisë Kavajë.”,- thuhet në vendimin e gjykatës./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Raporti/ Ja pikat e nxehta të krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.