Falsifikonte siguracione makinash, arrestohet 21-vjeçari nga Dibra
E Martë 1 Tetor 2019, 10:10
Dritare.net
Nga hetimet e kryera rezulton 21-vjeçari me iniciale F.B., gjatë muajit korrik 2019, në Portin e Barit, Itali, ka falsifikuar 13 Siguracione (TPL), në emër të shoqërive të ndryshme sigurimi, për automjetet që hyjnë në Shqipëri.
Ndërkohë po vazhdon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar.
Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës./E.B-dritare.net