Evitoni kimikatet. Ja si të pastroni tualetin me këto 2 produkte nga kuzhina juaj!
Dritare.net
Në fakt, pastrimi i WC-së dhe pllakave me myk, pa lanë pa përmendur lavamanin, pllakën e dushit, shpesh herë bëhet shumë e vështirë dhe përdorimi i produkteve komerciale janë të ngarkuara me kimikate të dëmshme që rrezikojnë shëndetin tonë.
Megjithatë, dritare.net do ju zbulojë një recetë natyrale tepër efektive në pastrim dhe çfarë është më e rëndësishme, pa efekte anësore.
Ajo çfarë ju duhet është:
250 ml sapun i lëngshëm
250 ml uthull e bardhë
Një shishe bosh për sprucim
Një copë të pastër
Ngrohni uthullën e bardhë për 3 minuta dhe pastaj hidheni atë në shishen e sprucimit. Pastaj, shtoni sapunin e lëngshëm dhe tundeni mirë shishen, që përbërësit të përzihen mirë.
Spruconi gjithë tualetin me këtë përzierje dhe lëreni të veprojë për një minutë. Më pas, pastrojeni dhe shpërlajeni me ujë të bollshëm.
E njëjta përzierje mund të përdoret për të pastruar dhe dezinfektuar tualetet prej porcelani.
Në këtë mënyrë, tualeti juaj do të shkëlqejë, do të jetë i pastër dhe do të ketë erë të freskët!/dritare.net