Eva Murati: Po mendoj të birësoj një fëmijë

E ftuar në emisionin “Rudina”, moderatorja bukuroshe ka folur për filmin “Unë si ti”, dhe rolin e saj si kujdestare në një jetimore.

Eva u shpreh se ky film e kishte prekur shumë, dhe tha se në të ardhmen po mendon të adoptoj një fëmijë.

“Në këtë film unë jam kujdestare e shtëpisë së fëmijës që gjithë kohën përpiqet të japë maksimumin. Eksperienca në shtëpinë e fëmijës në Sarandë ka qenë e jashtëzakonshme. Edhe tani që e kujtoj më rrëqethet mishi. Është një realitet komplet tjetër dhe më kanë bërë të kuptoj se jam me fat për shumë gjëra në jetë. Më ka bërë të mendoj që në të ardhmen të adoptoj një fëmijë. Janë plane për të ardhmen e largët sepse unë vetëm para pak ditësh mbusha 24 vjeç. Fustani i bardhë dhe fëmijët janë goxha larg. Padyshim që do të doja të kisha fëmijët e mi biologjikë. Shpresoj që edhe unë të kem tre fëmijë, si gjyshja dhe mami. Nuk e përjashtoj mundësinë e birësimit sepse kjo eksperiencë ka qenë nga ato që të ndryshojnë jetën”, u shpreh Eva./E.B-dritare.net

LEXO DHE :  Çipa: Problemet tona të brendshme nuk ndikojnë në negociatat

 



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.