Eva Murati në krah të Muç Nanos: Ilda kishte mundësinë të tregonte veten pak më mirë
Dritare.net
Së fundmi për këtë çështje ka reaguar edhe moderatorja Eva Murati.
Në një intervistë për “Thumb” Eva ka vendosur që të kritikojë të dyja palët e këtij debati në reagimin e saj.
“Unë dal tre herë në javë në ekran. Fustanet ato janë, një herë do e nxjerrësh dekoltenë, njëherë jo. Më e rëndësishme se dekolteja është ajo çfarë ti thua!”, është shprehur Eva Murati.
“Barbara D’Urso është 50 vjeç dhe sërish, del të dielën me dekoltenë te goja! Nuk më pëlqeu fakti që debati u shndërrua disi, jo po origjina e një prej personazheve. Nuk më pëlqeu fare kjo pjesë. Ilda kishte mundësinë të tregonte veten pak më mirë. Por në fund të ditës, çdokush e zgjedh vetë çfarë duhet të thotë”, – përfundoi Eva.
Ajo u pyet nëse mendonte njësoj si Nano, që Ilda është vulgare, ajo u shpreh: “Mendoj se edhe sheqeri, edhe akullorja, edhe gjërat më të mira të tepruara kur bëhen shpesh, kur bëhen të mërzitshme dhe pjesë e personalitetit tënd. Nëse del nga 5 herë në ekran me dekolte ajo është pjesë e jotja, nëse e alternon është pjesë e etikës televizive.”./ I.M-Dritare.net