Eurovision/ Dolën të fundit, anglezët e dëshpëruar: Evropa nuk na do
E Diel 19 Maj 2019, 21:09
Dritare.net
Në Eurovision, Britania doli e fundit, dhe në fakt në 10 vitet e fundit, rezultati i këngëve britanike ka qenë katastrofal pasi ato kanë zënë 5 vendet e fundit gjithmonë.
“Eshtë koha të ikim nga festivali, po shpërdorojmë paratë ”, thotë një person në rrjetet sociale. “Ata nuk na duan, asnjëherë nuk do të na duan. Është koha për Brexit”, thotë një tjetër.
Por edhe pse ka shumë kritikë, nuk besohet se BBC do të dalë nga Eurovizioni, pasi spektakli i këtij viti, ku e pranishme ishte edhe Madonna, i siguroi kanalit publik britanik më shumë se 8 milion shikues vetëm për finalen, në rritje nga viti i kaluar./ I.M-Dritare.net