Europa League/ Ja gjysmëfinalistët dhe datat e ndeshjeve!
E Enjte 18 Prill 2019, 23:11
Dritare.net
Kështu, Arsenali do të përballet me spanjollët e Valencias, ndërkohë që Çelsi do të ketë përballë gjermanët e Ajntrakht Frankfurtit që eliminuan Benfikën në çerekfinale.
Arsenali dhe Frankfurti do të jenë skuadrat pritëse në takimet e para që do të luhen në datën 1 maj, ndërkohë që ato të kthimit 1 javë më vonë pra në 8 maj. Për sa i përket finales, ajo do të zhvillohet në datën 29 maj në stadiumin “Olimpik” të Bakusë në Azerbajxhan.
Gjysmëfinalet e para | 1/05/2019
Arsenal-Valencia (Emirates Stadium, Londër)
Frankfurt-Çelsi (Commerzbank-Arena, Frankfurt)
Gjysmëfinalet e kthimit| 08/05/2019
Valencia-Arsenal (Estadio de Mestalla, Valencia)
Çelsi-Frankfurt (Stamford Bridge, Londër)/ I.M-Dritare.net