Është apo jo në një lidhje? Flet Selena Gomez!
E Enjte 31 Tetor 2019, 12:12
Dritare.net
Përmes një postimi në Instastory, ajo ka sqaruar se nuk është në lidhje me askënd. "Nuk po dal me askënd. Kam dy vjet që jam beqare"
Por nuk është faji i njerëzve që flasin, sepse Selena është fotografuar me Niall, ndërsa fotoja ishte në grup. Mënyra sesi ata kanë pozuar, i ka bërë njerëzit të dyshojnë.
Jo vetëm kaq, ata ishin parë duke u puthur dhe qëndruar shumë pranë njëri-tjetrit në festën e ditëlindjes së 35-të të Jena Dewan-Tatum.
Ndërkohë, së fundmi Selena është parë me Samuelin, të cilët patën një romancë të shkurtër në 2016. Ata janë fotografuar duke marrë pjesë në një event të përbashkët./E.B-dritare.net