Ermal Mamaqi zbulon sa para ka fituar nga filmi “Dy gisht mjaltë”

Përmes një interviste për CINEUROPA, aktori dhe moderatori, Ermal Mamaqi ka zbuluar fitimet që ka siguruar deri më tani nga filmi i tij “Dy gisht mjaltë”. Ermali tha ndër të tjera se, shumë shpejt “Dy gisht mjaltë” do ta shohim edhe në kinematë e Amerikës.

“Filmi ka mbledhur më shumë se 1 milion euro në kinema dhe në muajin e parë shitëm 250 mijë bileta. Buxheti i filmit ishte gati 300 mijë euro. Gjysmat e parave ishin të miat dhe gjysmat e sponsorëve. Në fillim kisha frikë, nëse do mund t’i merrja sërish paratë apo do humbja. Por ky është biznesi. Nëse di si të luash, është lojë e mirë. Nëse nuk di, është si kumar”,- tha Ermali./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Rama i jep Yllin e Mirënjohjes/Presidenti i KE: Medalja më e madhe është çelja e negociatave