Erl Murati: Deklarata e Bashës teatër, fundi i Ramiz Alisë s’ishte tragjik

I ftuar në Dritare me Rudinën, gazetari, Erl Murati ka komentuar deklaratën e liderit të opozitës Lulzim Basha. Murati tha se, ishte një deklaratë që ngjan teatrale. Ai shtoi se Basha përmendi Ramiz Alinë, që siç tha, nuk kishte fund tragjik dhe për më tepër një aleat sot i opozitës ka qenë i pranishëm në ceremoninë e fundit ceremoniale të  Alisë.

“Zoti Basha doli dhe tha se Rama do ketë fund më të keq se Ramiz Alia. Alia është varrosur me ceremoni shtetërore. A e di Basha se Meta ka qenë në atë kohë duke përcjellë Alinë në ceremoni të fundit shtetërore. Të themi të drejtën, ndërkombëtarët ia kanë zënë kokën Berishës, Bashës dhe opozitarëve. Për mua ndërkombëtarët kanë marrë në dorë situatën në dorë. Është faji i drejtuesve opozitarë  që iu mbushin njerëzve për gjëra që s’janë realitet.”,- tha Murati./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Po që e kisha nënvlerësuar Bratislavën!

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.