Erdogan paralajmëron: Turqia të jetë gati, mund të nisë Lufta e Tretë Botërore
Dritare.net
Vendosja e bazave ushtarake amerikane në Siri si kundërpërgjigje për Rusinë, mund të shërbejë si arsye për nisjen e Luftës së Tretë Botërore. Ka qenë ky paralajmërimi i Presidentit i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, i raportuar në mediat turke.
Kreu i Shtetit vëren se aktualisht janë rreth 20 baza ushtarake amerikane në Siri dhe Turqia duhet të presë çdo zhvillim nga kjo gjë. Erdogan kritikoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për grupimet e milicisë kurde në Siri që Turqia i konsideron si grupe terroriste.
Presidenti deklaroi se Uashingtoni ka sjellë kamionë me armë në ndihmë të këtyre grupimeve, ndërkohë që Turqia dërgon ndihma humanitare në kufirin e saj me Sirinë.
“I kam pyetur zyrtarët amerikanë përse i kanë sjellë këto armë këtu. Përse janë ngritur këto baza ushtarake? Dy gjëra më vijnë në mendje: ose Turqia, ose Irani. Ndoshta armët nuk do t’i përdorin kundër Rusisë. Kjo është shprehje e Luftës së Tretë Botërore. Ne gjithnjë flasim për të,” u shpreh Erdogan./d.m-dritare.net