Erdogan: Gaboheni, nëse mendoni se do ta ndalojmë ofensivën në Siri!
Dritare.net
Administrata e udhëhequr nga kurdët në veri të Sirisë tha të dielën se 785 të huaj të lidhur me Shtetin Islamik kishin arritur të shpëtonin nga një kamp ku po mbaheshin, pas bombardimeve turke.
Sipas "Anadoglu Agency" Erdogan tha se, raprotimet ishin të rreme dhe kishin për qëllim provokimin e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera perëndimore, shkruan dritare.net
Erdogan tha ndër të tjera se, kërcënimet e sanksioneve dhe embargot e armëve nga fuqitë perëndimore nuk do të ndalonin ofensivën ushtarake të Turqisë, kundër militantëve kurdë në Siri.
"Pasi filluam operacionin tonë, ne jemi përballur me kërcënime, si sanksione ekonomike dhe embargo në shitjen e armëve. Ata që mendojnë se Turqia do të kthehet prapa pas kërcënimeve, gabojnë!",- tha Erdogan në një fjalim televiziv./K.C/dritare.net