Duket se edhe vjeshtës i erdhi fundi. Pas reshjeve të shiut dhe dëborës, të rëna ditët e fundit, duket se situata meteorologjike në vend nuk do të pësojë aspak ndryshime. Nga meteoalb mësohet se, vendi ynë do të mbizotërohet nga reshjet e dendura të shiut dhe dëborës, edhe në ditët në vijim. Megjithëse e hëna do të përmirësohet përkohësisht, në mbrëmje dhe të martën do të rinisin reshjet në të gjithë territorin. Temperaturat do të mbeten të ulëta deri të hënën, ndërsa të martën do të pasojnë rritje të lehta./K.C/dritare.net