EMSC jep lajmin e mirë: Numri i tërmeteve sa vjen dhe ulet!
Dritare.net
Përmes dy postimeve të Twitter, EMSC ka shprehur solidaritet për shqiptarët që po kalojnë ditë të vështira, pas dëmeve që la tërmeti.
Gjithashtu ata kanë dhënë lajmin e mirë duke treguar tabelën se numri i tërmeteve po zvogëlohet.
“Për miqtë tanë në Shqipëri që kaluan 2 netë shumë të vështira radhazi (duke fjetur jashtë, në stadium etj), këtu është evolucioni në kohë i sizmicitetit.
Siç e keni vërejtur numri i lëkundjeve po zvogëlohet, që është ajo që vërehet përgjithësisht pas një tërmeti të fuqishëm”, thuhej në një nga postimet.
Ndërkohë në një postim tjetër, EMSC, shkruan: “Shpresojmë që ky evolucion të vazhdojë edhe në vijim, kështu njerëzit mund të pushojnë pak pas tërmetit. Shprehim ngushëllimet tona për familjet dhe personat e prekur. Qëndroni të sigurt!”/E.B-dritare.net