Emri/ Kush është biznesmeni që iu grabitën 10 mijë euro në Durrës

Elton Kelmendi, është biznesmi i cili është grabitur mbrëmjen e sotme në Shkozet të Durrësit.

Hajdutët mësohet se kanë marrë shumën prej 10 miëj eurove nga shtëpia e biznesmenit.

Grabitësit, nën kërcënimin e armëve dhe dyshohet se kanë qenë të veshur si policë, mësohet se kanë lidhur personat e pranishëm në banesë dhe kanë marrë paratë.

Duke dalë nga shtëpia ata kanë marrë edhe djalin e familjes, por e kanë liruar pak metra larg nga shtëpia.

LEXO DHE :  Tensione në Shkodër, flet gazetari: Në shënjestër materialet zgjedhore

Elton Kelmendi, që nga vitit 2009, ka në pronësi një kompani që merret me transport rrugor kombëtar dhe ndërkombëtar mallrash për të tretë e me qira, si dhe me tregti me pakicë e import-eksport të artikujve të ndryshëm ushqimorë dhe industrialë. / I.M-Dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.