Emri/ Identifikohen 18-vjeçari shqiptar, që u vra në Greqi
E Mërkurë 5 Dhjetor 2018, 09:09
Dritare.net
Mediat greke kanë zbuluar identitetin e të riut shqiptar. Ai quhet Marios Isa dhe është nga Leskoviku.
I riu shqiptar u qëllua me dy plumba, dhe sipas ‘Kavala News’ autori që e ka qëlluar ishte një qitës profesionist.
Në polici është shoqëruar një person që ndodhej pranë zonës ku ndodhi ngjarja, për të dëshmuar. Banorët dëshmojnë se kanë dëgjuar shumë zhurmë, përpara se të ndodhte vrasja./E.B-dritare.net