Emri i Maqedonisë/ Basha dhe Bushati: Vendim historik

Ministri në detyrë i Evropës dhe Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, dhe kreu i Partisë Demorkatike Lulzim Basha kanë përshëndetur vendimin e parlamentit të Maqedonisë për të ndryshuar emrin nga Maqedonia në Republika e Maqedonisë së Veriut.

Përmes një postimi në Twitter, Bushati thotë se me votimin përfundimtar të marrëveshjes së Prespës, vendit i hapet rruga drejt anëtarësimit në BE dhe NATO.

“Vota finale e marrëveshjes se Prespës ne Parlamentin e Maqedonise është demostrim i qartë i aftësisë politike për të zhbllokuar rrugën drejt NATO-s dhe BE. Kontributi i faktorit politik shqiptar provoi sërish që është faktor vendimtar. Urime!”- shkruan Bushati.

LEXO DHE :  Rama: Shkodra është sfida ime, Voltana Ademi më e paafta në histori

Basha thotë se ky akt i përgjegjshmërisë së lartë politike është një hap historik për konsolidimin e rajonit.

“Përshëndes votimin e ndryshimeve kushtetuese nga Parlamenti i Maqedonisë Veriore. Ky akt i përgjegjshmërisë së lartë politike është një hap historik për konsolidimin e rajonit si pjesë e familjes Euroatlantike që forcon paqen, sigurinë dhe vlerat demokratike”- thotë Basha./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.