Emri/ Vrau 24-vjeçarin pas sherrit për parkimin në Laç, arrestohet autori

Në më pak se 24 orë pas vrasjes së Viktor Shkorretit në Laç policia ka arrestuar autorin Emanuel Koca, 32-vjeç.

Policia njofton se arrestimi i Kocës është bërë si pasojë e kontrolleve dhe bashkëpunimit me familjarët e tij.

Ndërkohë bëjmë me dije se sherri mes dy të rinjve nisi për një vend parkimi në Laç pranë banesës së Shkorretit dhe më pas i riu nga Tirana nxori armë dhe qëlloi drejt 24-vjeçarit duke e lënë të vdekur.

LEXO DHE :  Ja zonat ku do të ketë reshje shiu!

32-vjeçari Koca do të përballet me akuzat “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve  luftarake”, parashikuar nga nenet 76 dhe 278/1 të Kodit Penal./e.k-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.