Emrat/ Horror në Vlorë. Burri vret gruan me levë
Dritare.net
Mësohet se një burrë ka vrarë mizorisht me levë bashkëshorten e tij.
Mësohet se gruaja, Laureta Sulo, ka gjetur vdekjen ne spital, per shkak te plageve te renda qe kishte marre.
Pas krimit, policia ka bere shoqerimin e burrit, Lavdosh Sulo, ne vendin e ngjarjes.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj masakre.
INFORMACIONI PARAPRAK
Në orën 12:52, në fshatin Babicë e Madhe, Vlorë, pas një konflikti në familje dyshohet se shtetasi L. S., 56 vjeç, ka goditur me mjet të fortë (levë hekuri) bashkëshorten e tij 44 vjeçare L.S.
E dëmtuara u shoqërua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës por për shkak të dëmtimeve të marra në orën 13:30, njofton Spitali se ka ndërruar jetë.
Policia ka shoqëruar menjëherë bashkëshortin, shtetasin L.S., si autorin e dyshuar në lidhje me ngjarjen për të cilin po vijojnë veprimet e mëtejshme në lidhje me arrestimin e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer veprimet hetimore në lidhje me sqarimin e rrethanave./ I.M-Dritare.net