Halit Palamani emërohet prefekt i ri i Qarkut.
Lëvizja vjen pak javë pasi u bë publik videoskandali i kryetarit të Bashkisë së Dibrës Shukri Xhelili, i cili i kërkonte favore seksuale një vajze në këmbim të vendit të punës.
Emërimin në detyrë të prefektit të qarkut të Dibrës
Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 4, të
ligjit nr.8927, datë 25.7.2002, “Për prefektin”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Halit Palamani emërohet prefekt i Qarkut të Dibrës.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI