Komisioni i Venecias, do të vijë në Shqipëri në fillim të muajit shkurt. Vizita është konfirmuar për News24. Delegacioni do të mbërrijë në Shqipëri, pas kërkesës së kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi i cili ka kërkuar një opinion mbi emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Pas këtij lajmi, ka reaguar edhe presidenca përmes këshilltarit Tedi Blushi, i cili u shpreh se Venecia është gjithmonë e mirëpritur në Shqipëri./L.F-dritare.net