Elvis Naçi: Të ndihmojmë djalin që po tretet përditë!

Hoxhë, Elvis Naçi përmes një postimi në rrjete sociale ka ndarë me ndjekësit historinë e Aqiftit, një djali 19-vjeçar, i cili po tretet çdo ditë nga sëmundja. Aqifi jeton në Vilëz dhe për t’u kuruar në spital i duhet të udhëtojë çdo tre-katër ditë. Naçi kërkon nga të gjithë shqiptarët që të kontribuojnë për të ndihmuar këtë fëmijë që lëngon nga sëmundja.

“Aqifi është 19 vjec, e di qe askush nuk do ta besonte moshën e tij, por sëmundja po e tret çdo dite. U ngjitëm mes borës që ishte shndërruar në akull, falë Zotit dhe shoferit të zonës arritëm të ngjiteshim në Vilëz. Po e shkruaj statusin sepse nuk mund ta mbaja vetëm këtë dhimbje. Hyra në shtëpi dhe përkedhela fëmijët e mi siç do të bënte çdo baba, aq më tepër kur kujtoj rrëshqitjet e fuoristradës, që sikur mos mjaftonte rruga që vetëm rrugë nuk mund të quhej, ishte akulli që shpesh na kujtoi se në këtë botë jemi udhëtarë. Cdo rrezik e harrova, por jo Aqifin, jo lotët e nënës. I duhej çdo tre ,katër ditë të shkonte në spital. Kjo herë-herë nuk mund të gjente as taksi ( Fuoristrada të zonës) dhe shpirti u vritej derisa shikonin djalin tek lengonte. Ka patur raste që nëna e mbante në krahë me orë për ta zbritur djalin pranë spitalit. Të mbytur në borxhe dhe pagesat e taksisë po ia rrënonin çdo ditë jetën. E di se mbase jam i pamundur ta shpreh gjithçka se çfarë pashë aty…..,e si mund ta shprehësh kur Aqifit me trupin e nje fëmije 5-vjeçarë dhe moshën e një adoleshenti, ia shikon sytë të përlotur, mbase nuk e thonte dot me gojë fjalën ndihmë, por sytë e tij po… Do t’ju lutesha ta shpërndajmë këtë histori, të bëhemi bashkë, ta ndihmojme kete Familje për shëndetin e Aqifit, per borxhet qe kane dhe per mjetin e transportit. Kur përkëdhelim fëmijët tanë si dhurata më e bukur e Zotit, dikush si Aqifi ka nevojë për ne. E Zoti është shpërblyesi më i mirë. Amin.
Të dhënat e kontribuimit: 
Gofundme: https://www.gofundme.com/firdeus-zvicer
Pay pal: [email protected] 
Të dhënat bankare:
Fondacioni Firdeus, Credins Bank 
IBAN EURO:AL76 2121 1573 0000 0000 0088 3481
IBAN USD: AL33 2121 1573 0000 0000 0088 3479 
SWIFT CODE: CDISALTR”

LEXO DHE :  Rudina Hajdari: Opozita parlamentare, pro çeljes së negociatave

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.