Elisa Spiropali: Ja arsyet e trakteve të Metës

Ministrja Elisa Spiropali e ftuar në emisionin ‘Mbrëmje ABC’, ka folur për vendimin e Kolegjit Zgjedhor  i cili la në fuqi 30 qershorin si datën e zgjedhjeve, për të cili është shprehur se pas kësaj gjithçka është e qartë.

“Meta ka vendosur të hedhë molotovë me dekrete presidenciale”, shprehet ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin, e cila theksoi se presidenti është pjesë e opozitës jashtëparlamentare dhe përdor pozicionin e tij për të sulmuar rendin kushtetues, qeverinë, parlamentin.

‘Besoj sot kemi më shumë qartësi, pas vendimit të kolegjit zgjedhor. Vendimi i presidentit të republikës për tu bërë pjesë e lojës politike e kishte shtuar paqartësinë dhe i kishte hedhur benzinë zjarrit, edhe pas diskutimeve në komisionin e ligjeve ku u diskutua mbi kërkesën e 55 deputetëve për shkarkimin e presidentit dhe më pas vendimi i kolegjit. Protestat në rrugë, nuk janë gjë tjetër veçse shfaqje e shëmtuar e simptoma të një sëmundje që për fat të keq ka përfshirë të gjithë opozitën. Janë reagime në vazhdën e reagimeve politike të zyrës së presidentit dhe të vetë Ilir Metës. Opozita jashtëparlamentare, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi nxjerrin çeta të vogla me njerëz në rrugë sa herë që ka miting elektoral, sulmojnë KZAZ-të dhe organizojnë protesta të dhunshme dhe  Presidenti i Republikës ka vendosur të hedhë molotovë me dekrete presidenciale, është i njëjti qëllim me mjete të ndryshme. Deklarata e zëdhënësit të presidentit është në këtë vazhdë, absolutisht e pamenduar, e pabazuar po ashtu si letrat që presidenti i dërgon në drejtim të partnerëve tanë përfaqësuesve më të lartë të BE-së, të OSBE-së, është trakt politik, dhe jo akt ligjor. Ilir Meta është pjesë e opozitës jashtëparlamentare, në frymë, në ide, në familje, në qëndrime, përdor pozicionin e tij për të sulmuar rendin kushtetues, qeverinë, parlamentin. Arsyet janë të ditura, arsye të mos arsyes, kanë frikë nga zgjedhjet, nga reforma në drejtësi, kanë frikë nga integrimi’, u shpreh Spiropali. /e.k-Dritare.net

LEXO DHE :  Zyrtare/ Dështimi me negociatat, Zoran Zaev: Shkojmë në zgjedhje të parakohshme!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.