Eleni Foureira në një lidhje me futbollistin e Olympiacos!
E Enjte 10 Maj 2018, 14:02
Dritare.net
Këngëtarja bukuroshe e ka shprehur shpesh herë që nuk ka dëshirë të flas për jetën e saj private. Por prej një viti është e lidhur me futbollistin spanjoll Alberto Botia, i cili luan për ekipin grek “Olympiacos”.
Ata janë fotografuar shpesh herë bashkë dhe vet Eleni e ka pranuar lidhjen mes tyre, por kur e pyesin në intervista në lidhje me të dashurin e ka bezdi të flas për të.
Pas performancës së saj në gjysmëfinalen e Eurovision, ajo dha një intervistë për mediat greke në lidhje me performancën në Eurovision. Gjithashtu e pyetën si ndihet partneri i saj me këtë sukses, Eleni u përgjigj “ është shumë i kënaqur, kaq ju e dini që e kam bezdi të flas në lidhje me këto gjëra”./D.M-Dritare.net