Ekzekutimi i avokatit grek, shqiptari pranon krimin dhe tregon porositësit
E Mërkurë 1 Nëntor 2017, 14:02
Dritare.net
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, ka pranuar krimin dhe ka thënë se ishte porositur dhe paguar. Ai ka treguar se ishte rekrutuar nga mafia shqiptare, për ta shantazhuar avokatin. Porositësit ndodhen në burgun Koridhalo, ku vuajnë dënimin për krime të mëparshme.
Ata i kishin premtuar 3 mijë euro, për ta trembur dhe jo për ta vrarë. Por sipas autorit, ngjarja doli jashtë kontrollit dhe avokati mbeti i vdekur./L.P./Dritare.net