Eksperti rrugor: Policia Rrugore e vetme përballë aksidenteve, Ministria e Infrastrukturës jashtë loje!
E Mërkurë 22 Janar 2020, 21:09
Dritare.net
Hasho: E dini që policia Rrugore ka mbetur vetëm në këtë luftë me aksidentet rrugore që nga 2011. Ne kemi një ministri e cila ka një emër shumë të madh, Ministria e Transportit dhe e Infrastrukturës, është komplet jashtë loje. Është bërë një program në kohën e Haxhinastos, dhe nuk u mblodh asnjëherë asnjë institucion për të parë. Në gjithë këtë, nuk ekziston një program i mirëfilltë nga ministria që e ka për detyrë për të bërë programe të qeverisë. Bundestagu, mblidhet një seancë për aksidentet rrugore, në Shqipëri edhe kur bëhet një takim, nuk mblidhemi më çfarë është bërë me të. Edukimi është primare, ne nuk jemi të edukuar me mjetet, mjeti në mëngjes është një armë që vret./ I.M-Dritare.net
https://youtu.be/z5yGF6JLCbE