Ekskluzive/ Turpi për ju, zoti Nishani!

Nga Bardhok Lala

Ky shënim është shkruar eskluzivisht për dritare.net nga Bardhok Lala, gazetari i “Dita Informacion” që u masakrua nga SHIK dhe u la të vdesë pranë Liqenit Artificial, në vitin 1996. Dy javë më parë, 21 vjet pas ngjarjes makabre, ai foli për here të parë, në Dritare Vizion Plus, për gazetaren Rudina Xhunga. Ky është shkrimi i tij i parë, pas 21 vjetësh, dërguar për dritare.net

Pas 25 vjetesh nga 22 Marsi i 1992 , presidenti i vendit tim, guxon  te baltosë  publicistin disident, antikomunistin  Visar Zhiti.

LEXO DHE :  BE dhe Ballkani Perëndimor, koha për të vendosur

I përkasin të dy këtij vendi, në kohe dhe mënyra  të ndryshme. Kanë një moshë, por jo një mentalitet.

Presidenti vjen nga ambiente shkollore ushtarake që ruanin e mbronin komunizmin , Zhiti nga burgjet , ku dergjeshin ata që e luftuan komunizmin.

A e meritojnë shqiptarët të kenë President, në ditën e sotme, këtë njeri? 25 vjet pasi patën zgjedhjet e para të lira, për të cilat luftoi Zhiti, jo Nishani?

Çfarë turpi! Çfarë degradimi, çfarë Presidenti! Nëse do jetonte  Z.Arbnori,  do ju thoshte turp dhe mallkuar qofsh Z. President!/Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.