Ekskluzive/ Intervistë me Vicky Ward, gazetarja që shkroi librin bestseller në SHBA!

Nga Kozeta Turishta

Vicky Ward, është një ndër gazetaret më të njohura investigative, opinioniste dhe një ndër autoret më të mira. Librat e saj përfshihen në listën e librave më të shitura të “New York Times”.

Vicky ka lindur në Britaninë e Madhe, e arsimuar në Universitetin e “Cambridge” dhe ka punuar për mediet më prestigjioze angleze si:

Financial Times, The London Times, Sunday Times, The Daily Telegraph,Spectator Magazine, British Vogue, The New York Times, Harpers Bazaar, etj. Në vitin 1997, ajo vendosi të jetonte në Nju Jork, ku do të vazhdonte misionin e saj si gazetare investigative për ‘New York Post” , ‘Vanity Fair’. E në shkrimet e botimet e saj në të famshmen Vanity sigurisht që do të shkruante për emrat më të njohur të të gjitha fushave, që nga politika, financa, arti, kultura, si Kate Middleton, Morgan Stanley, Valerie Plame, etj etj. Vicky, gjithashtu ka qenë pjesë e të përditshmes ‘Huffington Post’ ku intervistat e saj si gjithnjë do të bëheshin kryefjala e shtypit, si në rastin e intervistës së saj me Blackwater’s Erik Prince, Michael Cohen, Anthony Scaramucci, Mike Pence e shumë politikanë të rëndësishëm të politikës amerikane.

Vicky, njihet për shkrimet e saj investigative dhe një nder gazetaret kritike ndaj qeverisë aktuale, vetë presidentit Trump, politikave të stafit të tij, në veçanti të temës së shumëpërfolur, ‘ Rolit të Rusisë’ në zgjedhjet amerikane dhe prezencës së këshilltarit më të besueshëm të presidentit Trump njëkohësisht dhe dhëndrit të tij Jared Kushner. Vicky Ward, i ka kushtuar një vëmendje të thellë duke i shkruar deri në themele investigatimit të saj të ceshtjeve më sensitive dhe të përfolura në mbarë botën.  Vicky, është nderuar me çmimet më të larta që një gazetar mund të marrë e të nderohet për punën e tij gazetareske, si një ndër femrat gazetare më të vlerësuara për guximin dhe profesionalizmin e saj!

Në këto tri javët e fundit në tregun e shtypit amerikan, libri i saj më i ri ‘Kushner Inc.’Greed, Ambition, Corruption, po bën xhiron e të gjitha medieve më prestigjioze të Amerikës. Mjafton të ndezësh televizorin në çdo orar të ditës dhe në fashën e emisioneve më të ndjekura do të shohësh pa asnjë dyshim Vicky Ward, teksa rrëfen për librin e saj më të fundit dhe historinë e tij, të cilin ajo vetë ka vendosur ta quaj Uri për Pushtet, Ambicie, dhe Korrupsion. Në fokus ka çiftin Jared Kushner dhe Ivanka Trump. Vicky në librin e saj i ka quajtur ‘Princi dhe Princesha e Amerikës’. Vicky Ward nuk ka kursyer kritikat dhe tonet e ashpra ndaj dhëndrit të presidentit Trump, dhe e quan të papranueshëm rolin e tij në Shtëpinë e Bardhë, si një ndër këshilltarët më të besueshëm të Trump, ku vendimet e tij janë ligj i prerë.

Vicky-t i është dashur 2 vjet punë për ta përfunduar këtë libër duke intervistuar 220 vetë, të cilët sipas saj janë të gjithë burime të sigurta nga njerëz të afërt të kabinetit presidencial amerikan. “Për vendbanimin tim më të ri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, – kështu e nis rrëfimin e këtij libri ku i referohet bashkëqytetarëve të saj amerikanë, e që me këtë botim do t’i vijë në ndihmë të gjithë atyre që meritojnë të dinë çfarë ndodh pas dyerve të Shtëpisë së Bardhë. Sipas Vicky-t është një detyrim i gazetarit të informojë publikun, por në veçanti taksapaguesit e një shteti kaq të madh.

Ward, në librin e saj thotë se vajza e presidentit, Ivanka dhe dhëndri i tij, Jared, të cilët shërbejnë si këshilltarë në Shtëpinë e Bardhë, janë njerëzit më të rrezikshëm për Amerikën, pasi sipas saj, injoranca e tyre i bën të tillë. “Çfarë kanë bërë ata më parë në jetë, që të jenë të kualifikuar për këto pozicione në qeveri?”,- thotë Ward. Vicky Ward, e përshkruan Jared Kushner si ‘Sekretarin e gjithçkaje’, ku nënkupton që ka pushtet të plotë në ndërhyrjen e çdo gjëje të qeverisë. Sipas Vicky-t, kjo qeveri nuk është në shërbim të publikut, por është kthyer në vetëshërbim, për interesat e tyre individuale familjare, e në këtë rast ajo nuk lë pa përmendur dhe faktin që sa herë të bijës së presidentit Trump i duhet të udhëtojë, ajo kërkon të fluturojë me ‘Air Force One’. Sipas Vicky-t është jo vetëm qesharake, por kundra çdo ligji.

Ndër të tjera Vicky tregon për ambicien e së bijës së presidentit, që nuk është më sekret që ëndrra e Ivanka Trump është të behet presidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si femra më e fuqishme e botës. Nga miq, të afërm e njerëz të ambienteve presidenciale dhe familjes Trump, Vikcy në pjesën më kryesore të librit i referohet rolit të Jared Kushner dhe bashkëshortes së tij Ivanka, si dy njerëz të kthyer në figurën emblematike të Shtëpisë së Bardhë, ku marrin e japin vendime e askush nuk mundet t’i thotë kurrë “JO”.

E pyetur dhe nga gazetaret më të mirë në vend që ata të Cnn, Fox News, etj, Vikcy ka treguar se i vetmi person që mund t’i thotë fjalën “JO” Ivanka Trump-it është Zonja e Parë, Melania Trump. Në kohën e zgjedhjeve teksa fushata ishte në kulmin e saj, Ivanka i tregoi botës se nuk do të ishte asnjëherë e interesuar të merrte pjesë në punët e brendshme të qeverisë, dhe nuk i interesonte asnjë pozicion politik. Por në të njëjtën kohë, pas ‘kuintave’ po punonte për planet dhe rolin e saj që do të kishte pas fitores së zgjedhjeve, saqë ambicia e saj kish kaluar çdo limit imagjinar, thotë Vicky Ward, duke rrëfyer që: “Ivanka po planifikonte që zyrën e saj ta vendoste pikërisht në një ndër sallat e mëdha brenda Shtëpisë së Bardhë, në territorin që i takon Zonjës së Parë, Melania Trump. Por kjo ëndërr nuk do t’i bëhej realitet. Sapo zonja Melania mësoi mbi këtë gjë, nuk ia përtoi aspak t’ia përplaste me “JO-në” e radhës, duke i treguar vendin e që kurrë nuk mund ta kishte të njëjtën zyrë me atë të ‘First Lady’.

Me fitoren e të atit për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ivanka Trump nisi të besojë në fillimin e një dinastie të vërtetë amerikane. Madje vet Gary Cohn, këshilltari për Ekonominë në Kabinetin e Trump-it u ka treguar njerëzve se, Ivanka ka nisur të besojë se mund të ketë fatin si Bushit, Kennedy-t, dhe tani të Trump-it. Madje në Konventën Kombëtare të Republikanëve ishte pikërisht Ivanka Trump e përzgjedhura nga fëmijët e tij për të prezantuar nominimin e të atit në politikë, thotë Vicky. Ward, shkruan se çifti në fjalë janë njerëzit më të pushtetshëm të Shtëpisë së Bardhë, sa as vetë presidenti nuk mund t’i pushojë nga puna. Vicky Ward, i ka kushtuar gjithashtu hapësirë dhe komenteve famoze të presidentit Trump ndaj paraqitjes të së bijës, komplimenteve publike ndaj Ivanka Trump-it, që nuk është më asnjë sekret që është fëmija i tij i preferuar nga të tjerët.

Libri është i ndarë në tri pjesë:

  1. Uria për pushtet, ku më fjalë ka sesi po përdoret pushteti për interesat e familjes.
  2. Ambicia! Kryefjala mbetet ambicia e së bijës, Ivanka Trump që ka për t’u bërë gruaja më me influencë në botë, duke përdorur takimet e qeverisë me liderët politikë të botës.
  3. Korrupsioni në fokus ka përfshirjen e dhëndrit të tij të emëruar si këshilltari personal kryesisht për punët e jashtme. Vicky Ward ka përmendur rastin kur Jared Kushner ka qenë njeriu që ka këmbëngulur aq shumë te presidenti Trump për largimin nga detyra të kreut të FBI-së, James Comey. Ward vë në dukje 3 pikat e argumentit të Jared Kushner kundër James Comey përballë presidentit Trump, Steve Banon, e shumë të tjerëve në sallë, duke pretenduar se James Comey ishte i urryeshëm nga FBI-ja, i padëshirueshëm nga demokratët dhe largimi i tij nga kjo detyrë do të ishte i domosdoshëm për sigurinë e vendit. Korrupsioni fillon me takimet e Jared Kushner me bankierë dhe diplomatë rusë, i cili ka informacion të plotë në investigimet e rolit të Rusisë dhe të shumë çështjeve të tjera.
LEXO DHE :  Foto/ Çifti brazilian mbjell 4 milionë pemë dhe rikthen pyllin e shkatërruar

Sigurisht një libër i tillë do t’i shkonte menjëherë në vesh këshilltarëve të Departamentit të Medies së qeverisë, ku nuk kanë munguar reagimet e menjëhershme duke e quajtur vetëm një trillim të radhës së gazetarëve kundra presidentit dhe kanë kundërshtuar në mënyrë kategorike çdo fjali të këtij libri si një shpifje dhe aspak e vërtetë. Si një ndër gazetarët më të mira, e shpallur më shumë se 3 herë “The Best Seller of The New York Times” – për herë të parë ka pranuar të flasë për një media shqiptare, veçanërisht për librin e saj më të fundit, i cili po bën zhurmën e momentit në politikën dhe medien amerikane e jo vetëm. Sigurisht që do të dinte patjetër dhe për historinë e Shqipërisë, ishte informuar për zhvillimin e vendit. Por si një ndër gazetarët më të njohura investigative nuk do t’i shpëtonte situata politike shqiptare, por mbi të gjitha isha krenare t’i tregoja që Shqipëria e ‘Nënë Terezës’ është një vend i vogël, por me njerëzit më të mirë e mikpritës, për traditën, kulturën, ekonominë, besimin fetar, për bukuritë natyrore, turizmin, e në veçanti media e gazetarët e denjë e të palodhur.

Kozeta Turishta: Pse vendosët ta shkruani këtë libër? 

Vicky Ward: Sepse mendoj se një gazetar investigativ duhet patjetër ta bëjë detyrën në dobi të publikut dhe qytetarëve. Vendosa ta shkruaj që tri vjet më përpara, pasi si një njohëse e mirë e punëve dhe aferave që behën me ‘Real Estate’ e meqë kam investiguar shumë dosje të biznesmenëve më të mëdhenj të vendit, njëri prej tyre ishte dhe Jared Kushner, që prej atij momenti kisha sinjale në përfshirjen e tij në këto punët e mëdha.  Siç e kam përmendur dhe në libër, për aq kohë sa pushteti nuk përdoret për shërbimet publike, por private, familjare madje as një libër nuk është mjaftueshëm si një qytetare amerikane e  pastaj si gazetare, thotë ajo për dritare.net

Kozeta Turishta: Çfarë mendoni për ‘fjalën e lirë’? 

Vicky Ward: Një shoqëri e civilizuar, nuk mund të funksionojë kurrë pa fjalën e lirë. Duhet të sigurohemi që të bëjmë gazetari me fakte e jo me llafe kafenesh, pasi ndryshe quhet vetëm broçkulla e jo lajm. Duhet të jemi shumë të ndërgjegjshëm për kuptimin e vërtetë të medies së lirë. Ti je i lirë t’i japësh zë çdokujt e çdo gjëje, por gjithmonë nëse mbi tavolinë ke fakte, në të kundërt është një trillim abuzues, e në këto raste nuk quhesh gazetar.”,- tregon Viki për dritare.net

Kozeta Turishta: Ke dëgjuar ndonjëherë për Shqipërinë? – Çfarë dini ju për Shqipërinë? 

Vicky Ward: Para disa viteve, kam udhëtuar për pushime në Mal të Zi, tashmë e di se ku ndodhet, por vizituar ende. Në të ardhmen do të dëshiroja shumë ta vizitoja për historinë dhe kulturën e saj, mendoj se ia vlen një udhëtim, ku mund zbulojë një tjetër histori dhe kulturë të një vendi të panjohur për mua. Megjithëse kam lexuar për Shqipërinë, por ja tani të njoh ty dhe njoha një pjesë të bukur të Shqipërisë nga rrëfimi dhe prezantimi që i bën vendit tënd.

Në fund e falënderova duke i shprehur mirënjohje për mundësinë për ta takuar si një nga gazetarët e mia të preferuara, por pas publikimit të librit kisha patjetër një interes akoma më shumë pasi në javët e fundit është folur kudo në media vetëm për të. Vicky-n e njoh nëpërmjet librave, penës, kritikës dhe investigimit të shumë çështjeve të rëndësishme. Vicky njihet për artikulimin e saj brilant në studiot televizive, ku nuk mungon si opinioniste në panele të ndryshme politike.  E pyeta a është ndierë ndonjëherë e kërcënuar ose në frikë si p.sh në rastin e librit të fundit ku ka kritikuar rëndë politikat e qeverisë, ku e gjen forcën dhe garancinë t’i shkoj investigimeve deri në themele siç e quan ajo vetë. Sipas saj faktet janë arma më e fortë e gazetarit, por jam dhe e lumtur që jetoj në një vend demokratik ku nuk është frikë të ulërasësh fjalën e lirë.  Kemi drekuar së bashku të mërkurën e 18 prillit në një nga restorantet në zonën e njohur të Manhattanit ‘Madison Ave’. Jam ndirë sikur po flisja me një shoqe prej vitesh nga thjeshtësia dhe dashamirësia që më ka dhënë edhe pse atë ditë ishte para një interviste të radhës erdhi në restorantin ku e kishim lënë një natë përpara. Ne ishim takuar dhe disa herë të tjera, kishim folur për planin e një interviste dhe më ka thënë: nuk të premtoj dot. Madje ka qenë skeptike, më ka kërkuar kohë ta mendonte ku përtej modestisë në këtë rast do të thosha pa frikë se njerëz të tillë janë vështirë t’i bindesh, e të ulësh në biseda me to. Vicky është treguar tepër e sjellshme derisa e pranoj ftesën time dhe më tha se “këtë po e bëj për ty sepse e meriton nga këmbëngulja që nuk u lodhe duke më bezdisur çdo ditë e ky është tipari kryesor i një gazetari të mirë të bezdisësh, të kërkosh e të hulumtosh deri në pikën e fundit, deri atëherë kur i ke provuar gjitha opsionet dhe për këtë të jap kredite.”  Jam shumë e gëzuar që të shoh të lumtur sepse e di sa shumë e ke dashur këtë moment, dhe nuk ka asgjë të keqe, të gjithë kemi personazhe që i pëlqejmë dhe i preferojmë më vjen mirë shumë.

Kemi folur më së shumti për rolin e medies online, ajo mendon se media vizive dhe e shkruar nuk mundet asnjëherë ta zëvendësojnë rrjetet sociale.  Sepse në ditët e sotme në rrjetet sociale, çdokush mund të pretendojë se është gazetar dhe kjo është shqetësuese sepse gazetaria e mirëfilltë nuk ndërtohet nëpërmjet pretendimeve, dhe hamendësimeve, por duhet të punosh fort, të bësh kërkime dhe të jesh i ndershëm me publikun t’i japësh informacionin e pastër dhe të paanshëm, ndryshe nuk quhet lajm.
Libri i saj gjendet në të gjitha libraritë e Amerikës si një ndër më të shiturit në tri javët e fundit duke u shpallur për të tretën herë ‘The New York Times Best-selling Author. Libri, sigurisht është vetëm në gjuhën angleze dhe synimi i saj nuk është aspak t’i lexohet në ndonjë treg tjetër të huaj. Vicky një grua e guximshme, e nderuar me çmimet më të larta që mund të marrë një gazetar, por ëmbëlsia e saj e bën një njëri më të bukur, tepër elegante dhe me sharm. Nëna e dy djemve të rritur dhe ngjan aq e freskët me një make-up pothuajse fare të lehtë e veshur me shije. Sipas saj aksesori më i bukur për një grua është vetëbesimi dhe buzëqeshja e sigurisht nuk do ta humbja rastin për t’i marrë disa këshilla, duke më dhënë motivim dhe kurajë të bëj gjëra e projekte të reja shumë shpejtë, pasi ky s’do jetë takimi ynë i fundit. E deri atëherë të gjithë lexuesve të dritare.net lexim sa më të këndshëm në ditët në vijim!/dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.