Ekskluzive/ Autori i librit për Gërdecin, Guy Lawson, ka një pyetje për Taulant Ballën
Dritare.net
Ndërkaq autori i librit shumë të diskutuar në Shqipëri, Guy Lawson, u shpreh ekskluzivisht për dritare.net:
“Më vjen mirë, kur dëgjoj se tragjedia e Gërdecit është ende një çështje që shkakton debat në Shqipëri. Dhe ashtu duhet të jetë!
Por doja t’i thosha diçka deputetit Balla. Nëse jeni deputet i grupit të kryeministrit Rama, pse nuk i kërkoni atij të hapë një hetim për çështjen e Gërdecit? Më ngjan se zgjidhja për këtë “mister”, është në duart e qeverisë.
Erion Veliaj më ka thënë mua, personalisht, se ai do të hetojë kompaninë AEY dhe tragjedinë e shpërthimit në Gërdec, në rast se do të zgjidhej në 2013-ën. Pse nuk e ka bërë ? A e ka korruptuar pushteti edhe atë?”
Kështu e mbyll prononcimin për dritare.net, gazetari amerikan Lawson, i cili edhe pas filmit “War Dogs”, skenarist i të cilit është po ai, është shprehur se shqiptarët nuk mund ta presin zgjidhjen nga filmi i Hollivudit, por nga një hetim serioz për Gërdecin./dritare.net