Rritet çmimi i naftës dhe benzinës. Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja!
Dritare.net
Nafta dhe benzina nga sot do të kushtojnë më shtrenjtë, ndërsa çmimi i gazit është ulur me 10 lekë. Bordi i Transparencës në njoftimin e fundit ka vendosur se nafta do të kushtojë 237 lekë/ litri, ose 5 lekë më shumë nga sa ishte më parë.
Ndërsa benzina nga sot do të shitet me 234 lekë/litër, pra 10 lekë më shumë nga sa ka qenë. Ndërsa çmimi i gazit duket se ka pësuar ulje, dhe do të kushtojë 90 lekë/ litër, nga 100 lekë që ishte më parë.
"Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 237lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 225lekë/litër.Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 234 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 222 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 90 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 78 lekë/litër për automjetet.(Çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën)", thuhet në njoftimin e Bordit të Transparencës./Xh.Xh/dritare.net