Edukimi Ligjor, domosdoshmeri për t’u përfshirë në kurrikulat e sistemit parauniverstar!

Nga Av. Denisa Daka

Krimi i rradhës pret pas derës, ndërsa mijëra adoleshentë të painformuar e shpesh të pandërgjegjshëm për veprimet e tyre, janë të rrezikuar e ekspozuar krejt përballê dhjetra fenomeneve të rënda këtu.

Sejcili prej tyre duhet të arrijë të kuptojë, mes edukimit të duhur përvecse, se cdo veprim a pakujdesi, shkelje e rregullave posacërisht, përvecse përbën në shumë raste vepër penale mund të penalizojë seicilin prej tyre, duke u prishur ëndrrat a krejt jetën paskësaj.

Edukimi, ai i duhuri në fakt, është lënë pas dore prej vitesh, në insitucionet arsimore, duke penalizuar në një tjetër mënyrë, sejcilin prej tyre.

Frika, pasiguria, shantazhi, mizoria, paragjykimi e mëndesia, do të tërheqin të tjera viktima cdo ditë pa asnjë mëdyshje, ndërsa bashkëfajtorë për cdo veprim të adoleshëntëve këtu, do të jenë përvecse ata vetë dhe të gjithë ne, shkolla e krejt shoqëria.

Teksa procesi penal ka nisur, kundra shtatë adoleshentëve në një qytet të vogël ku e keqja e gjëma hiperbolizohen e marrin tjetër trajtë përvecse, të tjerë adoleshentë do të përballen me ligjin për moskallzim krimi e jo vetëm, të cilët me shumë gjasë do të ngrenë supet përtej heshtjes, duke pohuar se nuk kishin asnjë dijeni të gjithë bashkë, që moskallzimi i krimit  përbënte vepër penale e mund t’i penalizonte sipas ligjit, mësuesit e tyre gjithashtu.

Të njëjtin fenomen e kam hasur tek dhjetra bashkëmoshatarë të tyre, në dyert e gjykatave apo pas hekurave, për nevoja të procesit më shumë se një herë.

LEXO DHE :  Çmenden 4 vlonjatët, bëjnë për spital policët që po i arrestonin shokun

Kurrikulat e arsimit parauniversitar kanë nevojë për shkundje në rrënjë, i gjithë sistemi arsimor gjithashtu, ndërsa orë të posacme socializimi, aktivitete sociale jashtë klisheve standarte të deritashme, orë të edukimit ligjor e seksual gjjthashtu, do të orientonin me një frymë e qasje të re, insitucionin e arsimit, këtë brez adoleshentësh posacërisht, përmes së cilës të gjithë bashkë të arrijnë të vlerësojnë e kuptojnë sic duhet, se të drejtat dhe detyrimet posacërisht, duhen respektuar rigorozisht në cdo rast.

Uroj shumë që Besa e arsimit e jo vetëm, të kuptojnë sic duhet të gjjthë bashkë, se përpjekja për edukim êshtë baza e gjithë trasesë që duhet shtruar për këta të rinj, ku mesuesit të jenë udhêrrêfyes, përvecse mbështetës e bashkëpunues.

Ora e edukimit ligjor të zhvillohet në cdo klasë ku ka të mitur, duke vënë në dispozicion një avokat për këtë qëllim, i cili në mënyrë vullnetare të mundësojë shpjegimin, shtjellimin e ndihmën e posacme ligjore për cdo adoleshent këtu, duke ngjallur shpresë e besim tek sejcili e duke orientuar qytetarë të mirë e me vlerë.

Unë e para jam gati ti bashkohem kësaj nisme me shumë dëshirë e vullnet të mirë, në emër të fëmijëve të mij e jo vetëm, në emër të ardhmêrisë të sejcilit posacërisht/ Dritare.net

[email protected] Cel 00355 692065597

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.