Edmond Spaho: Raporti i OSBE/ODIHR i nxjerr nul zgjedhjet
E Martë 2 Korrik 2019, 21:09
Dritare.net
“Ju përdorni termin zgjedhje, unë do thosha se këto ishin votime. Raporti i OSBE ODIHR tregon nëse plotësohen kriteret për t’u quajtur zgjedhje, lëre më pastaj të ndershme. Zgjedhjet vendore të 30 qershorit u mbajtën pa u marrë opinioni i qytetarëve. Po të hysh te mënyra si u zhvilluan zgjedhjet, ke pa fund parregullsi. Këto zgjedhje dështuan. Raporti i OSBE ODIHR u nxjerr nul. Nuk u mor parasysh interesi i qytetarëve, por pushteti vendosi që të hyjë me një kandidat në gjysmat e bashkive, ndërsa në gjysmat kishte kandidat të futur në mënyrë joligjore. Bindja Demokratike u fut në mënyrë joligjore.”, tha Spaho./K.C/dritare.net