Na ndiqni edhe në

Editorial

Një këshillë për Elonën dhe përdoruesit e saj!

Një këshillë për Elonën dhe përdoruesit e saj!

Nga Dritan Hila

Sot “shoqëria civile” paska vënë një grua të më kërcënojë. Madje do më hedhë nga dritarja. Nuk e kisha dëgjuar më parë këtë tipen. Quhet Elona Caslli. Më treguan që paska shkruar edhe më parë për mua, kur i quajta turmën e kryesuar nga një idiot tjetër, Altin Goxhaj, që dolën në tubim ditët e fundit të karantinës duke e thyer atë dhe bërë që situata të precipitojë. Nuk do të merresha me të, pasi është e dhjeta në një turmë që kërkon të bëjë zë duke sulmuar emra të njohur, produkt tipik i skalioneve të kokëboshëve aspirantë për qeverisje.

Sot kur secili prej nesh ka një njeri që ka humbur jetën ose është nën maskë oksigjeni, e kupton papërgjegjshmërinë e kësaj skuadre idiotësh që ende e mohojnë apo kërkojnë heqjen e kufizimeve. Këtë javë, tufës se torollakëve i paska bërë përshtypje që unë kam botuar reagimin e atyre, që u bënë target i sulmit të opozitës për një darkë në Dubai. Madje kanë aluduar që kemi qenë pjesë e delegacionit. Me siguri janë të bindur që në media duhet dëgjuar vetëm zurnaja e çjerrë e tyre dhe duhet menduar vetëm sipas standardeve intelektuale dhe të lirisë qe ofron kjo tufë. Madje ka ca kohë që kanë vënë gjithë skotën e tyre t'i bëjnë report faqes. Le të vazhdojnë.

Nuk do merresha fare me këtë koburen, por kanë bërë një hap më tej: Nga gryka e Elonës kanë kërcënuar se do të më hedhin nga dritarja. Ndaj kam dy mesazhe, një për Elonën dhe tjetrën për pagatorët e Elonës. Elona, mos u bëj shkrepëse që mund të ndezë një zjarr, se shkrepësja dihet, digjet e para. Në vend të kësaj, fillo të lexosh se je fare dyst nga fjalori, stilistika dhe logjika, megjithëse mund të duket vetja e mençur në atë tufë gjysmakësh.

Ndërsa për porositësit e Elonës, thjesht dua t’u them se di ku ta kërkoj përgjegjësinë, qoftë edhe po m’u ça një gomë makine./dritare.net