Edi Rama i përgjigjet Bashës: Opozita mund ta vazhdojë shfaqjen e saj...
Dritare.net
“Koha eshte tani dhe opozita, PD s’mund të fshihet në cadrën e luftës për pushtet duke braktisur detyrën e saj kushtetuse dhe zgjedhesve të saj të cilët mund të mos e duan qeverinë por drejtësinë dhe intergrimin e duan njësoj sa zgjedhësit qe mbeshtesin qeverine. Të thuash sot dua një herë pushtetin në tavolinë dhe pastaj të shohim e të bëjmë vetingun është njësoj si të thuash karrigja ime nuk pret se po fundoset ndërsa drejtësia pret dhe 25 vjet të tjera punë e madhe se demokratët e zakonshëm dhe docialistet do vazhdojë të fundosen në detin e viktimave të korrupsionit dhe krimit që bëjnë ligjin në gjykata. Të thuash sot se qeveria e zgjedhur nga populli me votë madje në zgjedhje që i kanë organizuar vetë duhet të iki para zgjedhjeve se ndryshe do i fitojë prapë zgjedhjet është njësoj si të thuash që kushtetuta e ligjet janë llafe kot boshe, është njësoj si të thuash ose më jepni mua pushtetin në tavolinë ose unë do e mbaj popullin peng të prokurorëve dhe gjykatesve të korruptuar që e mbajtën drejtësinë larg cadrës sime. Të thuhas që cadra ime është populli, atdheu, Evropa, Amerika dhe të ulërasësh se cdo gjë tjetër përfshi edhe qëllimet e mira të partnerëve tanë evropianë janë “bullshit”, është si të kesh hipur në majë të një pallati dhe të vësh alarmin se do hidhesh me kokë po nuk të dhanë celësat e gjithë pallatit” Ndjese por kesi ultimatumesh nuk kane llidhje me demokracine… Opozita mund ta vazhdoje sa te doje shfaqjen e saj, ne na mbetet vetem ta ftojme dhe riftojme ne rrugen e arsyes dhe te biem dakort me cdo porozim realist te saj”, tha me tej Rama.