Edhe në Slloveni fiton një komedian. Ngjallen shpresat tek Portokallia
Dritare.net
Zgjedhjet në Slloveni kanë përfunduar me një rezultat befasues, duke sjellë në pushtet konservatorët e djathtë, ndërsa duke zbritur në vendin e tretë partinë që ishte në pushtet.
Partia konservatore SDS e ish-kryeministrit, Janez Jansa doli forca kryesore në zgjedhjet parlamentare në Slloveni të dielën duke fituar 24.4% të votave. Forca e dytë në zgjedhje doli partia anti-sistem e komedianit, Mark Sarec me 12,6% të votave. Partia e kryeministrit të deritanishëm, Miro Cerar doli në vend të tretë me 9,8%.
Janez Jansa, 58-vjeç ka deklaruar gjatë fushatës se nëse ai i fiton zgjedhjet do të izolojë vendin kundrejt refugjatëve.
Jansa, që ka qenë dy herë kryeministër slloven në vitet 2004-2008 dhe 2012-2013 dhe është i orientuar nga politikat e kryeministrit hungarez, Viktor Orban me të cilin është edhe mik i ngushtë./ I.M-Dritare.net