E veja e oficerit Gani Malushi: Shteti të bëjë më shumë
Dritare.net
E kishte parandjerë me sa duket, se do të vinte një ditë si ajo e 6 gushtit të vitit 2003: “Jam i bindur se po të më ndodhte ndonjë fatkeqësi do të trajtohesha si “ hero i vërtetë”…por një gjë e tillë do të ndodhte pas vdekjes…intrigat, shpifjet dhe loja e ndyrë që bëhet pas shpine janë më shumë se një plumb”. Ka shumë pë të lexuar midis rreshtave të kolonelit por le të përqëndrohemi se si iu trajtua familja nga shteti, pas vdekjes së tij në krye të detyrës.
Me shumë bujë zyrtarët e lartë të kohës, i premtuan bashkëhortes së Gani malushit, që shteti do ti qëndronte pranë gjithnjë, për tia lehtësuar dhimbjen. Në të vërtetë nuk ka ndodhur sepse, Esma Malushi, është endur për vite me rradhë nëpër dyert e gjykatave për të marrë asgjë më shumë se sa i takonte, pensionin si familjare e kolonelit të vrarë në krye të detyrës. Në mungesë të atij kujdesi të premtuar, ajo do të përballej shpejt me justifikime të tipit: kaq ka mundësi buxheti i shtetit... e do tiu kthehej me një përgjigje epike: “Buxheti i shtetit nuk mund të përmirësohet me gjakun e policëve që dhanë jetën në krye të detyrës”.
Esma Malushi ka thënë në emisionin ‘Dritare me Rudinën’ në News24 se shteti duhet të bëjë më shumë për familjet e oficerëve të policisë te vrarë në krye të detyrës.
“Nëse një polic nuk është idealist në profesionin e tij asgjë nuk arrihet. Kontributi dhe vlera që ai dha për policinë nuk është se vlerësohet sot. Ne shoqëria duhet të vlerësojmë policinë. Mua shteti më është gjetur pranë. Qeveritë që kanë qenë në pushtet na kanë përkrahur. Janë 256 familje që janë në rrethanat e mija. Ka fëmijë që vuajnë se nuk kanë të ardhura. Nuk është leku ai që të plotëson, por është trajtimi psikologjik se me humbjen e shtyllës së familjes është shumë e vështirë. Shteti me rastin e vrasjeve të oficereve ne të shumtën e rasteve nuk ka bërë zbardhjen e duhur të ngjarjes. Krimineli i bashkëshortit tim ka gjuajtur me breshëri automatiku ndaj makinës së policisë ku ishte burri im. Them se shteti ka bërë, por duhet të bëjë më shumë”- tha Esma Malushi./ Dritare.net