Vrasja e shqiptarit/ Laert Vasili: Agimi i Artë, nuk përfaqëson popullin grek

I ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën”, në News 24, të moderuar nga gazetarja, Rudina Xhunga ka qenë edhe aktori, Laert Vasili. Vasili ka komentuar çështjen e vrasjes së shqiptarit, nga Agimi i Artë, në Greqi. Sipas aktorit, Agimi i Artë, nuk përfaqëson gjithë popullin grek.

Janë në parlament por hynë në momentin e krizës. Kur njerëzit humbën toruan, besimin dhe pasuri. Të ndikuar në demagogji dhe nga një propagandë e caktuar e 2-3 krerëve këta njerëz u mashtruan dhe u bindën se fajin e kanë emigrantët, jo shqiptarët. Por ne në mediet shqiptare sigurisht pasqyrojmë vrasjen e një zotërie që mezi nxirrte bukën e gojës por gishti duhet vënë tek ata që katandisën këtë popull të katandiset për bukën e gojës dhe të bredhë rrugët e Evropës.
Kjo e di ça tregon, inferioritetin tonë si shtet që nuk jemi në gjendje të mbrojmë shtetasit tanë. Për sa kohë do endemi rrugëve të botës me kokën ulur super e dërrmuar nga hejbe, për sa kohë kurrizi ynë të jetë i ekspozuar ndaj shkopinjve, aq kohë do hamë shkopinj. Kur të ngremë kokën dhe të kërkojmë të drejtat tona dhe të shohim se kush është Zot në këtë vend….”, tha Vasili./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Meta në Malin e Tomorrit: Ja shenja që gjërat do të shkojnë mirë në Shqipëri!

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.