E rrethuar nga opozita/ Anila Denaj: Si u ndjeva herën e parë në Parlament!

Dalja e parë në Parlament në fund të janarit, e ministres së Financave, Anila Denaj është shoqëruar me tensione. Sapo nisi fjalën e saj në Kuvend, deputetët e PD-së dhe LSI-së, rrethuan ministren me argumentin se, ajo duhet t’u përgjigjet pyetjeve të opozitës dhe jo të bëjë pasqyrim të të ardhurave.

Por ministrja vazhdoi fjalën e saj. Në një intervistë për emisionin ‘Dritare me Rudinën, në News 24, ministrja e Financave, Anila Denaj ka rrëfyer se u emocionua në ato çaste, por e arriti objektivin për të cilin ishte aty.

Rudina Xhunga: Në fakt kur unë po të shikoja në Parlament, në kohën kur ishe praktikisht e rrethuar, në ato momente njeriu, o largohet, o frikësohet, o hesht. Ti vazhdove fole, çfarë të ka mësuar të jesh kaq e ftohtë dhe e prerë në vazhdimin e punës tënde,  eksperienca jashtë, sepse ke punuar në vende të çuditshme?

Anila Denaj: “Nuk mendoj se,  është eksperienca jashtë mendoj se është edhe fakti se, për çfarë jam aty. Nëse unë aty isha duke folur për buxhetin, dhe e kisha fjalën dhe ajo fjalë i drejtoheshe si deputetëve, ashtu edhe qytetarëve, prevalon objektivi për të cilin je aty. Kuptohet që kur vjen në një grup dhe ishte dalja ime parë, dhe nuk mund ta mohoja se kisha emocione, por ndoshta ajo dalje, m’i hoqi. Më ndihmoi, sepse për mua ishte objektivi për të cilin isha dhe nuk e mora as personale, di ta bëj diferencën, edhe pse nuk ishte  e këndshme.”/K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Këto foto, do t'ju bëjnë të qani!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.