E rëndë/ Ja si mësojnë matematikën fëmijët e ISIS!
Dritare.net
ISIS, Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë, një organizatë terroriste që u kthye në tmerrin e botës së qytetëruar e moderne.
Sulmet terroriste goditën në zemrën e perëndimit, nga Parisi në Manhatan, tek Londra e Berlini, duke lënë qindra persona të vdekur.
Por, filozofia e terrorit së shtetit islamik fillon që në fëmijëri.
Në Irak, dy kate nën selinë e Inteligjencës Ushtarake Irakiane, është ndërtuar tanimë një muze që ka për qëllim të shërbejë si dokumentim i një ane të errët të historisë së vendit, dhe ISIS.
Në këtë muze mund të gjenden libra të shkollës fillore, ku demonstrojnë se çfarë mësojnë fëmijët e pafajshëm të këtij kalifati.
1 mollë plus një mollë, bëjnë dy mollë në të gjithë botën, por për fëmijët e ISIS, një kallashnikov plus një kallashnikov bëjnë 2 kallashnikovë.
Me pak fjalë, ata mësohen si të numërojnë më armë, me tanke, e me mjete luftarake.
Fëmijët mësojnë se janë të lirë të kryejnë krime të rënda, të vrasin dhe të përdhunojnë në emër të fesë së tyre. Po kështu, në një tjetër pjesë të ekspozitës së quajtur “Xhihadisti seksual”, janë të pranishëm programe për seksin.
CNN, ka qenë media e vetme në botë që ka arritur të hyj brenda këtij muzeu i mbyllur për pjesën tjetër të botës./ I.M-Dritare.net