E quajti aktor të dështuar, Hazizi ka një përgjigje të fortë për Bleonën
Dritare.net
Edhe pse ishte një lojë, Bleona nuk e pëlqeu aspak. E mori aq seriozisht, sa nuk la gjë pa thënë për aktorin, nga mjekër cjap, aktor i dështuar e shumë fjalë të tjera fyese.
Por, edhe Gent Hazizi, nuk ka duruar gjatë dhe i ka kthyer përgjigje Bleonës. Në një status në Facebook, Hazizi bën ironi dhe i drejton një kërkesë të veçantë Bleonës.
"Bleona Qereti: Ti je endrra ime që nga femijeria si këngëtare e madhe, je endrra e te gjithe shqiptarëve kudo qe jane si nje profesioniste e shkelqyer e muzikes, je endrra e te gjithe meshkujve shqiptarë per sensualitetin femeror. Ndjese! Ndjese!
Ne spektaklin “Shiko kush luan” u permende ne nje loje qe emisioni ben per nder te VIP-ve. Te ftoj te kuptosh se çfare mendoj per ty ne premieren time “Çfare do behem kur te rritem?”, stand up comedy, në Teatrin Kombetar ne datat 20,21,23,24,25 dhjetor ora 18:00 .Të përqafoj! Eja në Teater!", shkruan Gent Hazizi.
A do të shkojë Bleona? Presim përgjigjen e saj të radhës, pasi nuk mund ta lërë me kaq këtë muhabet. /L.P./Dritare.net