Vdekja e princeshë Dianës nuk ishte aksidentale, dëshmitarët tregojnë çfarë panë në vendngjarje

Një çift që ishte dëshmitar i aksidentit fatal që i mori jetën princeshës Diana tha se, vdekja e saj nuk ishte aksident. Robin dhe Jack Firestone thonë se jetojnë me frikë për jetën e tyre, pasi raportuan se panë dy makina të errëta dhe misterioze në vendin e ngjarjes.

Princesha Diana, i dashuri i saj Dodi Fayed dhe shoferi i tyre Henri Paul, vdiqën në tunelin Pont de l’Alma në Paris, më 31 gusht 1997.

Firestones i tha Ekspresit se po shkonin në hotel me një taksi, kur ata u futën në tunel vetëm pak minuta pas përplasjes. Ata thonë se panë dy makina, të cilat ishin parkuar, në pjesën e përparme të Mercedes S280 ku ishte princesha. Por sipas tyre ata nuk e dinin që brenda makinës së aksidentuar ishte princeshë Diana dhe këtë e kuptuan vetëm në mëngjes, informon dritare.net

LEXO DHE :  Si shkruhet; axhendë apo agjendë!

Pronarët e hotelit, thonë se i raportuan një polici francez për prezencën e makinave misterioze në aksident.

Robin thotë: “Shkova tek ai dhe i thashë: “Dëgjo, ne ishim në tunel mbrëmë, dhe duhet të flasim me policinë, pasi pamë disa gjëra të çuditshme.” Pa hezitim, ai tha se ata kanë dëshmitarë mjaftueshëm dhe se nuk duhet të shqetësoheshim. U habitëm. Një nga gratë më të famshme në botë vdiq, ata nuk duan të flasin me dëshmitarët.”

Pas indiferencës së policisë franceze,  Robin thotë se, u përballë dhe me atë të policisë angleze. Ai vazhdon të thotë se, vdekja e princeshës, nuk ishte aksidentale./K.C/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.