Blogerja e njohur italian Chiara Ferragni është një nga vajzat me influente në botën e modës, në Instagram.
Momentalisht ajo, djali i saj dhe bashkëshorti Fedez, ndodhen në Tokyo të Japonisë.
Duke qenë se Chiara është blogere, është dhe shumë aktive në rrjete sociale. Gjithmonë ajo poston shumë foto nga dita e saj.
Në postimet e fundit, ajo që na bëri përshtypje ishte çanta e saj super e vogël.
Kur e shikon të bën përshtypje për vogëlsinë e saj, por nuk duhet të habitemi, pasi është prezantuar në pasarela të modes, ndërsa tani po fillojnë të gjithë ta blejnë.
Ajo është aq e vogël saqë dhe celularin nuk e merr në të. Gjithsesi,duket shumë këndshëm dhe Chiara ka ditur si ta kombinojë./E.B-dritare.net